Kreu I grupit parlametar I PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me kryetarin e sapozgjedhur të grupit parlametar gjerman të SPD, Rolf Mützenich.

 

Takimin e ka njoftuar vetë Taulant Balla në një postim në Facebook, ndërsa thekson se socialdemokratët do të votojnë unanimisht PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Balla thotë gjithashtu se gjatë takimit rishprehu gatishmërinë për përforcimin dhe intesifikimin e përpjekjeve për avancimin e reformave.

 

“#meKryetarineGrupitSPD. Padyshim që deputetët socialdemokratë në Bundestag do të votojnë unanimisht PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me Kryetarin e sapozgjedhur të Grupit Parlamentar Rolf Mützenich diskutuam mbi vendimin e Bundestagut që autorizon Qeverinë Federale të miratojë vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjatë takimit rishpreha gatishmërinë të përforcojmë dhe intensifikojmë perpjekjet, në mënyrë që të avancojmë me axhendën e reformave që lidhen me BE-në si dhe të arrijmë rezultate të mëtejshme, të prekshme dhe te qendrueshme. Mbetemi të përkushtuar të punojmë ngushtësisht me Gjermaninë, në mënyrë që të thellojmë progresin e mëtejshëm në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, etj.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re