Kreu i grupit parlamentar I PS, Taulant Balla ka sulmuar presidentin Ilir Meta në lidhje me zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese.

 

I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Balla tha me ironi se Meta mund të dekretonte në këtë post edhe Enkelejd Alibeaj bashkëjetuesin e gjykatëses Xhafellari.

 

“Presidenti Meta mund të dekretonte dhe Enkelejd Alibeajn sot se është po aq e pavlefshme sa dekretimi i bashkëjetueses së zotit Alibeaj. Unë e kam thënë dy ditë më parë në seancën e Kuvendit. Presidenti Meta nuk ka asnjë bazë Kushtetuese në vendimmarjen e sotme. I kemi thënë poo më lejo t’I përsëris. Presidenti Meta ka pasur mundësinë të zgjedh një prej tre kandidatëve të renditur të parët por nuk e ushtroi këtë të drejtë brenda 30 ditëve. Afati Kushtetues I Presidentit Meta për të dekretuar ka qenë 7 nëntor. Ky është argumenti parë. Argument tjetër që vijon, presidenti Ilir Meta e ka ezauruar të drejtën për të zgjedhur në këtë rast;”.

 

Duke e cilësuar si jolegjitime zgjedhjen e Xhafellarit, Balla e akuzoi Presidentin si një nga kundështarët e paepur të reformës në drejtësi.

 

“Gjykata Kushtetuese do të ndërtohet. Ju thatë këtu para pak minutash që reforma në drejtësi po kalon në shtigje të vështira. Është e vërtetë. Reforma në Drejtësi në Shqipëri prej vitesh ka pasur disa kundështarë ndër të cilët një ndër më të spikaturit mbetet zoti Ilir Meta. Si kundështar I paepur I implementimit të plotë të Reformës në Drejtësi. Nuk ka asnjë diskutim për këtë çështje. Ajo që dua të them është se Kuvendi Shqipërisë ka qenë modeli edhe në seancën e ditës së hënë I një procesi tejet të rregullt brenda 30 diteve.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re