Partia Socialiste është dakord që të pranojë kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ky komision duhet të ngrihet sa më parë dhe është në pritje që të dorëzimit të propozimeve nga PD.

Balla bëri të ditur se Damian Gjiknuri do të propozohet si bashkëkryetar i këtij komisioni.

“Është diskutuar mbi kalendarit e shqyrtimit në kuvend të buxhetit për vitin 2022 dhe paketën fiskale. Ky është buxheti më i madh që ka pasur shteti shqiptar. Diskutimi do të fokusohet në evidentimin e të gjitha prioriteteve të këtij buxheti në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Kemi diskutuar edhe për kërkesën e ardhur nga PD për ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore. Prej fillimit të legjislaturës kemi propozuar të ngremë sa më parë komisionin e posaçëm. Ne kemi miratuar dakordësinë e plotë për të ngritur Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Ne do të propozojmë bashkëkryetar zotin Damian Gjiknurin. Shpresoj që edhe PD të vijnë me propozimin e bashkëkryetarit dhe më pas të dy bashkëkryetarët të ulen dhe të formulojnë projektvendimin përkatës për funksionimin e këtij komisioni”, u shpreh Taulant Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko