4 gusht/ ATSH/ Në takimin me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Beratit, ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se rritja e besimit të publikut te Policia është një detyrë emergjente e një proces aspak i lehtë, që kërkon kohën e vet.

Në komunikimin me strukturat e Beratit, Ministri theksoi se çelësi i suksesit është krijimi i një fryme skuadre dhe ndershmëria në radhët e policisë.

“Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili po hyn në një fazë të re”, tha ndër të tjera ministri.

Në lidhje me perceptimin e publikut ndaj punës së Policisë, Balla nënvizoi se njerëzit gjykojnë veprat e jo fjalët, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të tregohen mbështetës të Policisë.

“Njerëzit nuk na gjykojnë nga ato që themi, por nga veprimet që bëjmë, shembulli që japim, modeli që krijojmë. Ndërtimi i besimit te Policia e Shtetit është detyrë emergjente, por edhe një proces jo i lehtë. Dua t’i bëj një thirrje çdo qytetari sot nga Berati: Kini besim!”, apeloi Balla.

Sa i përket procesit të luftës ndaj fenomeneve të korrupsionit apo të paaftësisë profesionale, Ministri u shpreh se “që ditën e parë në këtë detyrë kam ardhur me vetëdijen se suksesi në punën time është i pamundur pa drejtuesit dhe punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit. Krijimi i një fryme skuadre në luftën për përmbushjen e objektivave të këtij sektori është baza e suksesit që synoj. Dita duket që në mëngjes. Ka filluar të duket qartë se vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili po hyn në një fazë të re”.

#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_14.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_15.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_16.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_17.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_18.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_19.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_20.png) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 7

/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re