Skip to content

Balla: Ndryshime në rregulloren e Kuvendit, më efektive puna me 12 komisione! PD do të bindet

Taulant Balla tha se pas shumë debateve në kuvend do të ulen në tryezë me opozitën, pasi do të kryhen disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit.

Ai u shpreh se propozon rritjen e numrit të komisioneve, duke e cuar në 12 nga 8 që është aktualisht, pasi sipas tij është më efektive me më shumë anëtarë.

“PD duhet të bindet që të ecë përpara drejtësia. Duhet të burojë nga nevoja e një ndryshimi kursi, jo si pjesë e një pazari më jep të të jap. Ajo që Rama tha në seancën e fundit, po e ripërsëris, dora jonë do të jetë e shtrirë për opozitën. Le të ulemi, kemi rënë dakord që të fillojmë punën për disa ndryshime në rregulloren e kuvendit.

8 komisione janë shumë pak për të kryer një punë efektive, unë mendoj të shkojmë në 12 komisione, jo vetëm që do ulte numrin e anëtarëve të komisioneve, por do ishte më efektive. Komisioni i ligjeve do jetë me 26 anëtarë të përhershëm, ndërsa diskutimi për komisionet do të vijojë”, tha Balla.