Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, teksa foli për reformën territorial, e cila po diskutohet në seancën e sotme plenare, i tha opozitës që të përgatiten sepse në 14 maj, socialistët do të futen për të fituar të 61 bashkitë.
Ai tha se propozimi për të “copëzuar” Bashkitë, nuk është një propozim i duhur.
“Jemi bërë gati t’i fitojmë 61 bashkitë në 14 maj edhe Shkodrës se meqë dështoi ky i Foltores nuk ka më.
Po marr propozimin që keni bërë për bashkinë Lunik. Duhet të nisemi nga disa parime dhe mendoj se parimi themelor do kishte qenë “A ka qenë më parë bashki?” Kjo do s’kualifikonte disa propozime. Të copëtosh Vlorën në 3 pjesë nuk më duket një propozim që bën sens. Por nuk është kjo çështja”, tha Balla.
