I ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, si dhe udhëheqës i fushatës në qarkun e Elbasanit, z.Taulant Balla deklaroi se ka diskutuar me ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim për çështjen e shitblerjes së votës. Sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim, në vitin 2017 dy mandatet që ka marrë I ka marrë me vota të blera.

Taulant Balla: LSI-ja dy mandate në vitin 2017 i ka marrë me vota të blera.

Madje në ato zgjedhje, njeriu me të cilin kam komunikuar me shumë ka qenë drejtuesi i PD Edmond Spaho, i cili më shprehte shqetësimin që LSI po blinte vota

Ky është problem, për këtë kam diskutuar me znj.Kim. Po ju theëm që LSi nuk merr mandat, në këto zgjedhje në Elbasan. 

Alban Dudushi: I kanë mbaruar paratë apo, nuk.. 

Taulant Balla: Mendoj se qytetarët nuk e shesin më votën e etyre, sepse e dinë fare mirë që hallet e tyre nuk zgjidhen duke shitur dhe blerë votën. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re