Skip to content

Balla në Berat: Mbështetje për kandidatin Demo, s’ka zgjedhje të parakohshme

FB IMG 1551431141302

 

Balla ne Berat Mbeshtetje per kandidatin Demo s’ka zgjedhje te

Numri dy i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie, Taulant Balla, ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar Socialiste në Berat.

Berati për socialistët është një ndër bashkitë që ata synojnë ta rimarrin.

Kjo, pasi aleanca e tyre e zgjedhjeve vendore të vitit 2015, bëri që ky bastion i të majtëve t’i lihet zonë e lirë ish-aleatit të dikurshëm.

“Në katër vitet e ardhshme, ne do të vijojmë transformimin e Beratit. Dhe këtë do ta bëjmë me kandidatin tonë, Ervin Demon, i cili në zgjedhjet lokale të qershorit do të zgjidhet kryebashkiak i Beratit, me votat jo vetëm të socialistëve, por të gjithë qytetarëve beratas.” – ka thënë Balla gjatë fjalës së tij.

Gjithashtu, ai ka folur për Reformën në Drejtësi, e cila, sipas tij, do të vijojë, pavarësisht pengesave të opozitës.

1551448468 563 Balla ne Berat Mbeshtetje per kandidatin Demo s’ka zgjedhje te

Në fund të fjalës Balla ka theksuar edhe një herë vendosmërinë e socialistëve për të vijuar me zgjedhjet lokale të radhës, ato të 30 qershorit, dhe u ka bërë thirrje socialistëve të Beratit të mobilizohen dhe të mbështesin kandidatin e tyre në këto zgjedhje.

Nga ana e tyre strukturat e Partisë Socialiste në Berat duket se e kanë pritur me entuziazëm kandidaturën e Demos për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, gjë që dukej në pjesëmarrjen e tyre të madhe në takim dhe në ovacionet mbështetëse sa herë që përmendej emri i tij.

Balla në këtë takim shoqërohej nga deputetët Niko Peleshi dhe Evis Kushi së bashku me deputetët e Beratit, Blendi Klosi, Ermonela Felaj, Adnor Shameti dhe Fadil Nasufi./ beratinews