Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë u pritën në një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Drejtori i Zyrës për Çështjet e Europës Qëndrore dhe Jugore, Martin McDowell.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se SHBA përmes Departamentit të Shtetit mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Falë mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA dhe BE, Shqipëria ka miratuar dhe po zbaton një reformë të thellë të sistemit të drejtësisë, e cila po garanton çdo ditë e më shumë një sistem drejtësie efikas në shërbim të barazisë para ligjit, në krijimin e klimës dhe garancive për investimet e huaja dhe ndërshkimit të korrupsionit dhe eliminimin e pandërshkueshmërisë.

Sikurse është bërë publike, Presidenti Biden e ka shpallur luftën kundër korrupsionit si një çështje themelore të interesave të sigurisë kombëtare. Administrata Biden-Harris shpalli pak ditë më parë, të parën Strategji të SHBA në Luftën kundër Korrupsionit.

United States Strategyon Countering Corruption, e cila përfshin marrjen e masave shtesë dhe të menjëhershme për të reduktuar aftësinë e aktorëve të korruptuar të përdorin sistemet financiare të SHBA dhe ato ndërkombëtare, të fshehin asetet dhe pastrojnë të ardhurat nga aktet korruptive.

Shqipëria ka dëshmuar gjithmonë, si një partner i besueshëm dhe anëtar i NATO-s, të jetë përkrah SHBA dhe kjo u rikonfirmua edhe një herë në rastin e mikpritjes dhe strehimit në Shqipëri të afganëve përgjatë këtij viti, jeta e të cilëve rrezikohej nga rikthimi i regjimit të talebanëve”, shkruan Balla.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re