Kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla, së bashku me delegacionin që e shoqëron atë, zhvilluan një takim me Sekretarin e Shtetit, Christian Lange në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë.
 
Temë kryesore e këtij takimi ishte ecuria e Reformës në Drejtësi. Përfaqësuesit e Shqipërisë në takim e njohën Lange me ecurinë e implementimit të Reformës në Drejtësi, ecurinë e kënaqshme të Vetting-ut që paraprin ngritjen e institucioneve të reja KLGJ dhe KLP, si dhe të BKH dhe SPAK. Nga ana e tij Balla u shpreh se ka bindjen që procesi i Vettingut në radhët e drejtësisë është duke dhënë rezultate të kënaqshme në rrugën tonë të forcimit të shtetit të së drejtës.
 
Sekretari i Shtetit Lange vlerësoi ecurinë e deritanishme të Reformës në Drejtësi. Gjithashtu ai shprehu bindjen se përfundimi i kësaj reforme dhe ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, do të shërbejnë për të forcuar edhe më tej luftën kundër krimit të organizuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re