Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka qëndruar për më shumë se tre orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka dëshmuar për privatizimin e Kompleksit Partizani.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se ai nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë dëshmi të dhënë, por ka konfirmuar se nesër do të jetë sërish në SPAK për një tjetër seancë.

“Nesër do jem sërish në SPAK për padinë që kam bërë kundër Berishës për deklaratat e tij”, tha Balla.

Ndërsa i pyetur për arrestimin e ish kryebashkiakut të Durrësit, Balla ka thënë se drejtësia ti mbyllë dhe të gjithë personat që kemi kallëzuar të vihen para përgjegjësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re