Kreu i grupit parlamentar te PS Taulant Balla ka prezantuar këtë të shtunë dy bashkkryetaret e PS te Bashkise Fier, Ramion Kurti dhe Adela Hysenaj.

 

Sipas Ballës, ky proces risi I zgjedhjes se drejtuesve në degë, do te coje perpara dhe forcoje strukturat e kesaj force politike.

 

I pyetur per protesten e opozites ne 7 korrik Balla ka shperfillur jo vetem formen por  permbajtjen e kesaj proteste e cila sipas tij drejtohet nga Berisha i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

 

“Historia e protestës u bë pak qesharake. Sepse e para nuk e kuptoj që një parti që mbledh 7-8 mij veta në një shesh edhe thote ndryshimi i kursit. Të kujt ? Të tyre? Është puna e tyre. Është keqardhje e madhe që në krye të PD sot është një person non grada i shpallur nga SHBA. Në vendin më pro amerikan, sic eshte Shqipëria dhe mirënjohje më të madhe ndaj Shba se jemi dhe në 100 vjëtorin e marrëdhënieve diplomatike, në krye të PD është një non-grata për korrupsion të nivelit të lartë dhe për minim të demokracisë.”

 

 

Një ditë më parë Berisha e akuzoi Alibeajn se ishte peng I taulant Ballës, pork y I fundit I ngacmuar nga gazetarët në lidhje me këtë gjë, u përgjigj me një batutë duke qeshur: “Sa her ma permend mua emrin Saliu aq te mira paci”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re