Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka qenë sor në Lushnje ku ka zhvilluar takim me rrjetin rinor të FRESSH të gjimnazeve.

 

Sipas Ballës, Partia Socialiste mbetet gjithmonë partia më e hapur dhe më mbështetëse ndaj të rinjve. Ai thekson se “qasja jonë në qeverisje duhet të ketë në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarët”.

 

“Lushnje me rrjetin rinor të FRESSH të gjimnazeve. Partia Socialiste mbetet gjithmonë partia më e hapur dhe më mbështetëse ndaj të rinjve, të cilët shohin sot tek PS të vetmen forcë politike me fuqi transformuese. Socialistët shqiptarë janë progresistë, nuk janë konservatorë, jo për definicion, por se i dallon me të tjerët reagimi instiktiv, i përditshëm, refuzimi, dhe përpjekja për të shëruar mekanizmat e korruptuar që duhet të vazhdojmë ti reformojmë.

Prandaj qasja jonë në qeverisje duhet të ketë në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë çdo ditë, në çdo zyrë shteti, në çdo bashki, në çdo shërbim publik etj. Kjo qasje na bën më të besueshëm pikësëpari tek të rinjtë”, shkruan Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re