Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka njoftuar se ligji për Policinë e Shtetit do të ndryshohet. Në një prononcim për mediat ai tha se Policia duhet të bëhet një institucion i besueshëm dhe t’u përgjigjet kërkesave dhe pritshmërive të qytetarëve të saj.

“Do të ndryshojmë ligjin për Policinë e Shtetit, drafti për pak ditë në konsultim publik. Ligji duhet të na garantojë një polici shteti që i përgjigjet kërkesave dhe pritshmërie të publikut, për ta shndërruar policinë në institucionin më të besueshëm. Të presim dhe pak ditë, është një ligj që edhe sa i përket nr të neneve dhe ndryshimeve, është i madh dhe puna është e rëndësishme”, tha Balla.

Ministri paralajmëroi dhe ndryshime në Kodin Etik, ku tha se duhet të shtohen disa ide novatore.

“Kodi etik ekzistues, pas shumë konsultimesh, mendoj se ka plot ide novatore të cilat na kanë ardhur për t’u përfshirë dhe për të ndaluar kontaktet e papërshtatshme, për të garantuar që punonjësit e policisë, të gardës dhe ato zjarrfikës, ta kenë më të qartë se në ushtrimin e detyrës duhet të garantojnë punë me integritet të lartë. Aleati më i madh i policisë së shtetit është publiku”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re