Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka ironizuar presidentin Ilir Meta.

Balla ka nxjerrë mesazhin e një qytetari nga Librazhdi, ndërsa tregon se kreu i shtetit ka marrë dikë në telefon për t’i dekoruar gjyshin që kishte ndërruar jetë vite më parë.

“Po nuk shkon mor burrë i dheut që Presidenti të hyjë në Librazhd sikur po shkon fshehurazi dhe të mbajë një trastë me dekorata në sedilen e pasme! Kështu më shkruan një bashkëqytetari im nga Librazhdi”, shrkuan Balla në “Facebook” shoqëruar me foton e makinës.

Statusi i plotë

Po nuk shkon mor burrë i dheut që Presidenti të hyjë në Librazhd sikur po shkon fshehurazi dhe të mbajë një trastë me dekorata në sedilen e pasme!” Kështu më shkruan një bashkëqytetari im nga Librazhdi. Ishte habitur fare mileti atje sot që ka marrë Presidenti në telefon dikë per t’i dekoruar gjyshin e ikur nga kjo botë para shume vitesh! Mos u habit i thashë, nuk i dalin numrat e të gjallëve Monës se ka vdekur LSI e 2017-ës dhe s’ka ç’bën edhe Likja se duhet të ngjallë të vdekurit…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re