Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar nga Fieri ndaj opozitës që sulmon investimin në Portin e Ri të Durrësit.

 

 

Përmes një reagimi në facebook, Balla shkruan se ‘Aleanca e Rublave’ po shpif e sulmon një nga kompanitë më prestigjoze të Lindjes së Mesme për llogari të bordorosë ku, sipas Ballës, ata firmosin çdo ditë.

 

 

Balla ka rikutjuar edhe një herë përfitimet e Shqipërisë nga projekti duke nisur nga impakti ekonomik, zhvillimi i turizmit tek punësimi i rreth 12 mijë personave.

 

 

“Çfarë s’po shpifin non-grata&co ndaj një prej kompanive më prestigjoze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit, që është fat, nder dhe mundësi e paçmuar t’i angazhojmë si partnerë të shtetit shqiptare në zhvillimin e Durrësit dhe në fakt gjithë Shqipërisë, si efekt i madh ekonomik.

 

 

Duhet ta kuptoni se Aleanca Rublave do të vazhdojë të sulmojë Portin Turistik të Durrësit, për hesap të bordorosë ku ata firmosin çdo ditë. Nuk ka shqiptare e shqiptar që nuk e ka kuptuar që ky është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit.

 

 

Projekti ka një vlerë investimi mbi 2 miliardë Euro me një impakt ekonomik direkt që përfshin të gjithë të ardhurat që do të gjenerohen nga zhvillimi i kësaj zone, si të ardhurat nga shitja e apartamenteve, hoteleria, ankorimi i anijeve e jahteve, etj. ��Impakti Direkt përfshin gjithashtu punësimin e rreth 12.000 personave, fillimisht në ndërtimin e kësaj zone, më pas gjatë menaxhimit të saj si punësimi në hotele, në restorante, në njësi biznesi dhe shërbimesh. Zhvillimi i zonës do të sjellë për Durrësin përmirësim të infrastrukturës dhe faciliteteve urbane, forcimin e komunitetit, ofrimin e shërbimeve sociale, rivitalizimi të artit dhe kulturës në një mjedis turizmi elitar.

 

 

FierVijojmë takimet tona organizative. Duhet një fitore edhe më e thellë sesa më 25 Prill në zgjedhjet e 14 Majit 2023″– shkruan Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re