Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka deklaruar në Kuvend se është turp i madh që në asnjë vend tjetër opozita nuk po e përdor krizën në Evropë për hesapet e veta politike.

“Për çështje çmimesh me non gratat është e pamundur të bëjmë debat. Keni prej ditës së parë që keni hedhur gurin dhe nuk keni fshehur as dorën. Lidhur me atë që u tha këtu dhe nuk ka asnjë dyshim. Ne duam të bëjmë debat por debatin do e bëjmë me qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Edhe në këtë moment që ne flasim kryeministri është në takim me qytetarët. Saliu juaj nuk e ka ditur kurrë sa është çmimi i naftës sepse nuk e ka paguar kurrë nga xhepi i vet. Na e kurseni pisllëkun.

Edhe ata që ju kanë dhënë firmën nuk i kishe në sallë. Ti një je apo kur ulesh ti bëhesh 10 veta. Kërkesa juaj ka rënë sepse ata që janë mbështetës të kërkesës nuk ndodheshin në sallë. Çështja e çmimeve ka prekur Europën dhe mbarë botën.

Rusia po përdor çmimet duke përdorur eksportit. Turpi më i madh është që nuk ka asnjë vend tjetër në Europë që opozita të përdorë këtë moment kritik për hesapet politike. Ju vazhdoni ngarkoni kamionët dhe autobusat për të sjellë mbetjet e non gratave në protestë. Për sa kohë Sali Berisha, dhe televizionet e Putin t’i bëjnë jehonë protestave që ju bëni, mbajini me shëndet. Ne do vazhdojmë punën tonë”, tha Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko