Ministri i Brendshëm Taulant Balla aplikoi që në orët e para të mëngjesit për rinovimin e pasaportës biometrike, ku lajm në këtë rast është që procesi do të kryhet këtej e tutje nga kompania shtetërore IdentiTek.

Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare.

Ndaj, edhe ministri Balla ka ndjekur të njëjtën procedurë: pas marjes së kuponit është paraqitur në zyrat e IdentiTek për të vijuar me depozitimin e të dhënave biometrike, duke sqaruar më tej:

“Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokumenteve të identifikimit, kryhen prej 1 Gushtit nga kompania shtetërore IdentiTek. Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare dhe më pas të paraqiten në të njëjtat zyra aplikimi si më parë, tashmë zyrat e IdentiTek.

Qytetarët që kanë blerë kuponët e vjetër të ish-koncesionarit, dhe që nuk i kanë përdorur, të mos shqetësohen. Thjeshtë shkoni në zyrat e Postës Shqiptare dhe t’i shkëmbeni me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore IdentiTek. Prej ditës së sotme në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët do të gjejnë edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar (Fast Track)”. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re