Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar të vendoset masë ndëshkimore për deputetët që po shkelin rregullat në sallën e Kuvendit për ndërprerje fjalë.

Gjatë fjalës së Ballës ka ndërhyrë deputetja e PD, Grida Duma, të cilës kreu i grupit parlamentar të PS i është drejtuar me fjalët “mos bëj” zhurmuesen”, duke kërkuar që të respektohen personat që marrin fjalën.

“Më vjen keq që një zonjë si ju bën zhurmuesin kur unë flas për një çështje procedurale. Mirë është të lexosh rregulloren. Zonja është duke thyer rregulloren, unë kërkoj që të merrni një masë disiplinore. E para u ti je prova më e mirë e faktit që në këtë Kuvend nuk flet një deputet sepse futet një zhurmues si puna jote dhe G të tjera që bëjnë zhurmë”, tha Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re