Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e Policisë së Mallakastrës pasi bëri të mundur zbardhja e një krimi të rëndë të ndodhur një ditë më parë, duke bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të 2 autorëve të dyshuar.

 

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se ishte një ngjarje e rëndë që na tronditi të gjithëve, ku dy persona grabitën me dhunë nën kërcënimin e armës në banesën e tij një banor të moshuar të Klosit, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra.

 

 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

👮‍♀️👮 👏 Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale të Policisë së Shtetit u bë e mundur zbardhja e një krimi të rëndë të ndodhur një ditë më parë në #Mallakastër, duke bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të 2 autorëve të dyshuar. Ishte një ngjarje e rëndë që na tronditi të gjithëve, ku dy persona grabitën me dhunë nën kërcënimin e armës në banesën e tij një banor të moshuar të Klosit, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra. I shprehim ngushëllimet familjes Shehaj dhe i kërkojmë drejtësisë të bëjë detyrën në nivelin e pritshmërive ndaj një krimi kaq të rëndë.

#tëvendosurkundërkrimit👊#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🇦🇱

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re