Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ka pritur në Tiranë Kryetarin e Parlamentit të Landit të Saksonisë, Dr.Matthias Rößler.

Balla ka publikuar në rrjetet sociale momente nga takimi me Rößler, ndërsa shkruan se numri i turistëve gjermanë të cilët zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë është shumëfishuar,

‘Shqipëria jonë është certifikuar si një destinacion evropian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurueshme dhe siguri mbresëlënëse’, shkruan ministri.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Mirëprita sot Kryetarin e Parlamentit të Landit të Saksonisë Dr.Matthias Rößler. Numri i turistëve gjermanë të cilët zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë është shumëfishuar, sepse Shqipëria jonë është certifikuar si një destinacion europian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurueshme dhe siguri mbresëlënëse.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re