Skip to content

“Balla, propagandës i ka dalë boja”/ Andi Tepelena: Në ditën e 52 vijojmë të kemi mbështetje ndërkombëtare. SPAK-u duhet të nisë hetimet për pastrim parash ndaj Ramës

aktivist 1

Njëri prej aktivistëve, Andi Tepelena deklaroi se në ditën e 52-të protesta vijon të marrë mbështetje ndërkombëtare. Ai tha se propagandës i ka dalë boja dhe tha se Taulant Balla duhet të dijë se kur transmetohet në mediat botërore ata që lexojnë për të bëhen miliona.

Nga ana tjetër ai citoi edhe deklaratën e eurodeputetit ku tha se Rama po pastron para përmes familjarëve dhe i kërkoi SPAK-ut të hapë hetimet.

“Sot në ditën e 52 vijojmë të marrim mbështetje ndërkombëtare sot ka pasur reagim nga Internacionalja e Partive të Djathta Europiane e cila na mbështet, kjo ëhstë mbështetja më e madhe pas vizitës së eurodeputetëve. Nëse gazetat lexohen nga gjithë bota, mbështeten nga shqiptarët në diasporë ,nuk janë më qindra po miliona njerëz. Taulant Balla ik dhe merr rrugët, propaganës i ka dalë boja.

Një europdeputet bën një deklaratë të fortë dhe thotë se Rama po pastron para përmes familjarëve të tij. Ne po bëjmë pyetjen çfarë po bën SPAK, pse nuk po hap hetimet ndaj kryeministrit? Durimi ka një kufi, SPAK hap hetimet, mos i zhgënje shqiptarët, tregoni se jeni patriotë.

Përshëndes shqiptarët që marrin rrugët nga qytetet e Shqipërisë për të ardhur këtu, i ka bërë shqiptarët bashkë nga lindja në perëndim, nga veriu në jug dhe besojnë se do të vijnë ditë më të mira, se fëmijët nuk do të marrin rrugët, se prona do të shkojë te i zoti, te Shqipëria e lirë”, tha ai.