Partia Socialiste ka perseritur se nuk pranon asnje propozim nga Sali Berisha dhe deputetet që e mbeshtesin për reformen territoriale.

 

Kryetari I grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka hedhur poshte cdo mundesi per kontributin e ketyre deputeteve ne kete reforme, duke vene ne dukje se ne gjykimin e tij ndarja e vendit ne 61 bashki nuk ka nevoje te ndryshohet.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

“Ua kam thënë që me non-grata dhe rrënjët dhe tentakular e non-grataveunë nuk merrem asnjëherë dhe nuk i marr seriozisht. Ajo që dua të them  është që  komisioni  i reformës territoriale është ngritur si një nevojë  për të vlerësuar ecurinë e deritanishme  të një  reforme historike të ndërmarrë nga  Kuvendi i Shqipërisë në 2014,  unë mëndoj që  ndarja aktuale administrative territorial është e mirë dhe duhet të presim ende kohë për të menduar dhe për të  studier një ndarje të re.”

 

Nga ana tjeter Balla ka sqaruar rezoluten e PS per raportin e Dick Martit e cila do te votohet neser në seancë.

 

 “Dhe pas këtij momenti të iniciohet sikurse kërkohet në rezolutë, një raport dhe një rezolutë e re, një folloë-up report siç quhet  në termat  proçeduaral të vetë Asamblesë  Parlamentare të Këshillit të Europës rishikimi  i atyre pretendime të cilat sot nuk ekzistojnë dhe për pasoj efektet e tyre duhen rishikuar.”

 

 

Raporti i ish të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, i cili përmban akuza ndaj ish anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë, ishte baza e themelimit të Gjykatës së Posaçme për krime të luftës në Hagë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re