Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar shkresën që tregon se Sali Berisha informohej zyrtarisht nga SHISH në vitin 2007 se Alfred Beleri është një person i dënuar, i shpallur në kërkim për “thirrje për urrejtje nacionaliste”, në prag të zgjedhjeve vendore.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se sot ky person është kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Himarë dhe për turpin e tyre guxon të flasë për helenizim të Himarës. Ky është kulmi i maskarallëkut për të tre.

 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kur Sali Berisha ishte Kryeministër, informohej zyrtarisht nga SHISH se Alfred Beleri është një person i dënuar, i shpallur në kërkim për “thirrje për urrejtje nacionaliste”, në prag të zgjedhjeve vendore. Sot ky person është kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Himarë dhe për turpin e tyre guxon të flasë për helenizim të Himarës. Ky është kulmi i maskarallëkut për të tre.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re