Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së PD-së përpara Kryeministrisë, sonte më datë 8 dhjetor 2025.

Duke mos kursyer ironinë, Balla shprehet se “dasma e PD-së”, shkoi si mos më keq këtë javë.

Ai shton se e mira këtë herë ishte fakti, që Berisha foli së paku për gjeneratën Z.

“Si mos më keq dasma këtë javë. Edhe më keq duket se do shkojë dhe ki parasysh që ishte dhe 8 Dhjetor. Po mirë të paktën që foli i pari i dasmës për gjeneratën Z. Më thoni një emër që fillon me këtë shkronjë?”

LEXO EDHE: “Koha është e guximtarëve”/ Berisha para kryeministrisë: Rama, armiku më i madh i të rinjve. Gati për protesta masive

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re