Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla së bashku me kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa kanë vizituar familjen Jonuzi në Lushnje ku kanë shpërndarë dhe disa dhurata për fëmijët në këtë prag festash.

 

Balla gjithashtu ka theksuar se në këto festa shumë familje do të jenë përfitues të Programit të ri të Mbështetjes Ekonomike për nënat me tre ose më shumë fëmijë.

 

“Emocion i veçantë kur sheh gëzimin në sytë e Ernesios tre vjeçar Ardesit dhe Xhensit binjakëve dy vjeçarë, që u gëzuan me dhuratat e Vitit të Ri, falë mbështetjes së skuadrës së HAMLEYS.Dhurata për Vitin e Ri edhe për nënën e tyre, që mbështetet nga pagesa e dyfishuar e ndihmës ekonomike të cilët përfitojnë edhe nga Pakoja e Madhe e Mbështetjes. Gjithashtu do të përfitojnë edhe Bonusin e Qerasë nga Bashkia Lushnje”, shprehet Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re