Nga Librazhdi, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, u shpreh se kjo është dita e mësimit historik se fjala sovran është nuk është një fjalë boshe.

“Kjo eshte dita e mesimit historik se fjala sovran nuk eshte nje fjale boshe dhe askush me kurre s’mund te tentoje t’ia marre popullit sovranitetin per interesa te uleta dhe hesape te turpshme politike.

Sot eshte dita e njerezve te zakonshem, qe pavaresisht votojne apo nuk votojne, respektojne te drejten e tyre themelore per te zgjedhur dhe kurre nuk mund te detyrohen nga askush te heqin dore nga kjo e drejte.” -u shpreh Balla, ndërsa shtoi se këto vjedhje do të vlejnë si për të mbyllur përfundimisht një histori të gjate lojrash te partive me popullin.

“Keto zgjedhje do te vlejne si asnje zgjedhje tjeter me pare per te vendosur perfundimisht popullin mbi partite dhe per te mbyllur perfundimisht nje histori te gjate lojrash te partive me popullin.

Sot nuk ka rendesi kush dhe sa votojne apo nuk votojne, po ka rendesi qe Shqiperia e paqes, dinjitetit njerezor dhe respektit per ligjin e per shtetin, do te fitoje mbi shqiperine e pasigurise, konfliktit dhe percarjes se njerezve nga politika e interesave driteshkurtra.” -deklaroi Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re