Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit Gert Jan Koopman dhe Ambasadoren e BE-së në Shqipëri znj.Hohmann, ku ka theksuar se Kuvendi i Shqipërisë ka një rol kyç në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

“Mirëpritëm në Kuvendin e Shqipërisë Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit Gert Jan Koopman, Ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann dhe delegacionin që e shoqëron.

 

Kuvendi i Shqipërisë ka një rol udhëheqës në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në këtë frymë kemi miratuar ndryshimet ligjore mbi përfshirjen e Kuvendit përgjatë procesit të negocijatave dhe përmbushjes së kritereve për aderim”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re