Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u takua me homologun britanik, James Cleverly në kuadër të takimeve zyrtare në Britaninë e Madhe.

Ministri Balla shkruan një një reagim në rrjete sociale se është hapur “një fazë tjetër bashkëpunimi midis vendeve tona në fushën e punëve të brendshme duke përfshirë dhe partnerë të tjerë, me theks të veçantë luftën krimit të organizuar”.

“Me Sekretarin e Shtetit James Cleverly hapëm sot një fazë tjetër të bashkëpunimit midis vendeve tona në fushën e punëve të brendshme duke përfshirë dhe partnerë të tjerë, me theks të veçantë luftën krimit të organizuar.

Vlerësojmë maksimalisht rëndësinë e kontributit të komunitetit shqiptar në shoqërinë britanike si dhe lehtësimit të procedurave për pajisje me viza në rastet e bashkimit familjar, turizmit dhe punësimit sezonal”, shkuan Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re