Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u takua në Bern me Ministrin e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Beat Jans, me të cilin bisedoi për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe drogave sintetike si edhe migracionit të paligjshëm.

Gjatë bisedimeve mes tyre, ministrat trajtuan gjithashtu si prioritet edhe çështjen e ekstradimeve të shtetasve që kërkohen nga drejtësia.

“Synojmë të ngremë Ekipe të Përbashkëta Hetimore në kuadër të Europol dhe Interpol, si dhe bashkëpunim në gjetjen e personave në kërkim dhe për ekstradimet”, thekson Balla në një postim enkas për këtë takim.

Ndër të tjera, Balla nënvizon faktin se nisur nga të dhënat e 6-mujorit të parë, në Shqipëri pritet të vijnë rreth 100 mijë turistë zviceranë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re