Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla zhvilloi një takim me trukturat e PS në pesë rajonet e qytetit të Lushnjes.

Pas takimit, ku morën pjesë  kreu i PS për Lushnjen Gentian Nushi, kryebashkiakja Eriseda Sefa dhe deputetet Lindita Buxheli dhe Tatiana Piro,  Balla vlerësoi organizimin që Partia Socialiste ka në Lushnje si një strukturë organizative tepër e mirë, por që do të vazhdojë të përmirësohet në të gjitha nivelet. Sipas kreut të grupit parlamentar socialist dhe në Lushnje do të bëhet një analizë e imtësishme e rezultatit të zgjedhjeve në çdo Qendër Votimi.

Balla shtoi se PS duhet të ketë mësuar nga gabimet e së shkuarës, kur lënia në harresë e strukturës së partisë, nuk na i ka dhënë partisë rezultatin e duhur në përballjen elektorale të radhës.

 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Zhvilluam takimet me strukturat e PS në pesë rajonet e qytetit Lushnje, ku Partia Socialiste ka marrë rezultate pozitive elektorale gjithmonë.

Partia Socialiste ka në Lushnje një strukturë organizative tepër të mirë, por që do të vazhdojë të përmirësohet në të gjitha nivelet, duke e paraprirë nga një analizë e imtësishme e rezultatit të zgjedhjeve në cdo QV.

Besoj se të gjithë kemi mësuar nga gabimet e së shkuarës, kur lënia në harresë e strukturës së partisë, nuk na ka dhënë rezultatin e duhur në përballjen elektorale të radhës. Ne sot jemi në kohën e duhur për të realizuar një analizë të thellë dhe objektive të rezultatit në cdo qendër votimi, pra në cdo organizatë socialiste.

Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve vendore sapo ato të zhvillohen dhe ato parlamentare në vitin 2025, për mandatin tonë të katërt qeverisës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re