Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla ka vijuar takimet e tij me strukturat policore, duke u ndalur këtë herë në Lezhë. Ai shoqërohej nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Takimi strukturat e policisë vendore të Lezhës u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa raportohet të ketë zgjatur mbi 1 orë.

 

Sipas burimeve, Balla ka kërkuar angazhim maksimal në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe në luftën kundër kriminalitetit.

 

Më herë ai vizitoi Shkodrën, nga ku bëri thirrje për adresim të çdo problematike tek ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re