Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka pritur në një takim në Kryesinë e Kuvendit Anëtarin e Bundestagut dhe përfaqësues i SPD, Metin Hakverdi.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një përshpejtim drastik të procesit të anëtarësimit.

 

Gjatë takimit Balla i ka shprehur mirënjohjen z. Hakverdi dhe SPD gjermane për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj Shqipërisë.

 

“Takim me Anëtarin e Bundestagut, përfaqësues i SPD Metin Hakverdi

Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një përshpejtim drastik të procesit të anëtarësimit.

Mirëpresim mbajtjen javën e ardhshme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shumë mirënjohje zotit Hakverdi dhe SPD gjermane për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj Shqipërisë. Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve tona parlamentare”, shkruan Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re