Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit Taulant Balla ka patur një takim sot me vajza dhe gra të Prrenjasit.

Në këtë takim drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit, u shpreh i bindur se qytetarët e Prrenjasit dinë të bëjnë diferencën e ndryshimit në 1 vit e gjysëm drejtim nga Partia Socialiste, duke shtuar me bindje të plotë se asnjë grua nuk ua beson votën Monika Kryemadhit dhe Gazment Bardhit.

“Prrenjasi i ka provuar edhe PD edhe LSI në drejtimin vendor. Ne këtu qeverisim prej një viti e gjysëm.

Populli i Prrenjasit di ta bëjë diferencën. Unë nuk besoj që ka një nënë apo vajzë në Prrenjas që mund t’ja besojë votën Monika Kryemadhit.

Shqiptarët i njohin kush janë dy familjet që e kanë marrë Shqipërinë peng këto 30 vite. Mjaft më!

A mundet të besojë dikush se Monika Kryemadhi apo Gaz Bardhi mund të bëjnë diçka për Prrenjasin?”, u shpreh i bindur Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re