Këtë “1 Maj”, kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka shprehur mirënjohje ndaj cdo punonjësi në cdo sektor, publik apo privat.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka kujtuar një thënie të “Nënë Terezës”:  e magjishme nuk është që ne bëjmë punë, por se ne jemi të gëzuar kur punojmë”.

 

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Punës!Nënë Tereza me të drejtë thoshte se “e magjishme nuk është që ne bëjmë punë, por se ne jemi të gëzuar kur punojmë”.Mirënjohje çdo punonjësi në çdo sektor, qoftë në publik apo në privat, falë punës dhe dedikimit të së cilëve, ofrohet çdo shërbim, prodhohet dhe funksionon ekonomia”, shkruan Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re