Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka uruar nga Fieri, Fiter Bajramin.

 

Në mesazhin e tij, Balla theksoi se në këtë ditë të rëndësishme, edh epolitikanë kanë shumë për të bërë. Ai tha se “kohën që kemi përpara duhet ta shohim të gjithë me përgjegjësinë që të punojmë të gjithë sëbashku në dobi të gjithë shqiptarëve”.

 

“Duam t’i urojmë gjithë besimtarëve mysliman të Fierit dhe gjithë shqipërisë gëzuar Fitër Bajramin. Kjo është një festë solidariteti në radhë të parë dhe mesazhi që ajo përçon që të gjithë duhet të bëjmë më shumë për tu kujdesur për ata që janë më në nevojë dhe natyrshëm mesazhi i dytë që festa përcon gjithmonë është sa më shumë paqtim dhe sa më shumë dashuri për njeri tjetrin. Unë mendoj që në këtë ditë të rëndësishme edhe ne politikanët kemi më shumë për të bërë, natyrshëm më shumë për tu kujdesur për ata që janë në nevojë dhe më paqtim.

 

Besoj që kohen që kemi përpara duhet ta shohim të gjithë me përgjegjësinë që të punojmë të gjithë sëbashku në dobi të gjithë shqiptarëve dhe në dobi të Shqipërisë sonë te dashur. Këtu nga Fieri bashkë me kreun e bashkisë, deputetët dhe autoritetet vendore u takuam me myftiun dhe Fierit, natyrshëm bukuria e festës është që në këto ditë bëhemi të gjithë bashkë, edhe me përfaqësues të komuniteteve të tjera, me drejtues të komunitetit ortodoks, katolik dhe komuniteteve të tjera fetare. Gëzuar dhe festofshi në cdo familje”, u shpreh Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re