Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një vizitë në zyrat e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku dhe është takuar dhe me përfaqësues të Zyrës për Koordinimin e Përpjekjeve për Zhvendosjen e Afganëve (CARE).

Në një reagim për mediat, Balla shprehet se DASH dhe CARE kanë vlerësuar kontributin e Shqipërisë në mikpritjen e qytetarëve afganë përgjatë procesit të zhvendosjes së tyre.

Ndër të tjera, ai bën me dije se ka marrë edhe një certifikatë vlerësimi për punën e Ministrisë Brendshme dhe strukturave të Policisë së Shtetit.

 “Një Certifikatë Vlerësimi për punën e Ministrisë Brendshme dhe strukturave të Policisë së Shtetit gjatë këtij procesi”, e ka cilësuar ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një postim duke shpërndarë pamjet e takimit në zyrat e DASH.

Në këtë takim, Balla shoqërohej në takimin e mbajtur në Uashington nga ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re