Pas takimeve që zhvilloi më përfaqësuëesit e opozitës, Mesila Doda, Shpëtim Idrizi dhe Fatmiru Mediu, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha përpara se nga forcat opozita ka pasur gatishmëri për të sjellë në tavolinë emra konkretë. Për këtë arsye, shtoi balla, do të ketë një raund të ri negociatash me të njëjtët aktore.

 

Mirëpo, ai i bëri thirrje edhe PD-së që ti bashkohet tryezes se bisedimeve duke shtuar se PS ka gatishmëri për të zgjedhur një president konsensual, jot të PS, por për këtë gjë duhen respektuar afatet

 

 

Bashkë me kolegët Gjiknuri dhe Spiropali kemi zhvilluar një raund të dytë takimesh me 2 prej 3 grupeve të opozitës. Të dyja grupet që kemi biseduar ka pasur një gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë. Mediu na ka informuar edhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë nga ana e opozitës. Dua t’i them që vazhdoj të shpresoj që nga ana e grupit të PD të ketë një vendimmarrje për të ardhur dhe ta në tryezën e bisedimeve. Disponueshmëria jonë për t’i dhënë Shqipërisë një president jo të PS do vijojë të jetë dhe në ditët ne vijim, por kjo ka disa afate.Në rast se deri tani kishim mundësi ti shtynim afatet tani s’kemi më asnjë mundësi.

 

Raundi i pare per zgjedhjen e Presidentit eshte 16 maji, ndersa Balla shtoi se pas nje jave, ne 23 maj eshte afati per raundin e dyte.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re