Pas përpjekjeve të shumta të familjarëve të tij, avokatit, por edhe shtetit shqiptar, Ballist Morina më në fund i ka shpëtuar ekstradimit në Serbi.

Prej një viti, Ismail Morina, tifozi shqiptar që ngriti flamurin e Shqipërisë së Madhe në stadiumin e Beogradit në 2014-ën gjatë ndeshjes famëkeqe Serbi-Shqipëri, mbahej në burg në Zagreb të Kroacisë, pas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia me akuzën e nxitjes së urrejtjes midis popujve.

Por ditën e djeshme, tifozi i famshëm është dërguar në Itali, ku ai është rezident prej disa vitesh, duke qenë se edhe bashkëshortja e tij është italiane.

Gjyqi ndaj tij do të vijojë në Itali, duke eleminuar kështu mundësinë për kërkimin e azilit në Kroaci, që ishte sugjerimi i parë i avokatit të tij për të shpëtuar nga ekstradimi në Serbi, ku nuk dihej ç’mund të ndodhte me të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re