Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 tha se Klement Balilin nuk e arrestuan, por ky i fundit është vetëdorëzuar në polici. Ai deklaroi se për sa kohë do të jetë Rama kryeministër i vendit, Balili, siç shprehet Balliu, mund të shpallet fitues tenderash njëlloj si Edmond Bego.

“Sot nuk kemi një luftë kundër krimit, sepse nuk mund të presim që Polica të arrestojë persona të tillë.Edhe kur u arrestua Pablo Eskobar, qeveria bënte e negociata. Në Shqipëri ajo që do ndodhi sa kohë që Është Edi Rama, shumë shpejt mund ta shihni teksa fiton një tender si Edmond Begon. E para ne këtu duhet të kuptojmë se çfarë loje po luan Rama.”, tha ai.

Deputeti demokrat u ndal edhe tek përplasja mes Ramës dhe Metës për postin e ministrit të Jashtëm, teksa kreu i shtetit refuzoi dekretimin e Gent Cakajt.

Balliu tha se veprimi i presidentit ishte patriotik, ndërsa shtoi se Rama ka planifikuar të shesë Kosovën duke shkelur mbi gjakun e Adem Jasharit dhe idealet e Ibrahim Rugovës. Gjithashtu Balliu u ndal edhe tek protesta banorëve të Astirit, të cilët po protestojnë pë 73 ditë radhazi duke kërkuar anulimin e projektit, që prek shumë shtëpi dhe biznese.

“I vetmi libër që kishte lejuar Cakaj ishte “Kurbani”, i cili thotë: Bëj sikur të them unë. Rama ka miqësi me Serbinë dhe tenton të shesë Kosovën. Nuk mundet Edi Rama që me një firmë, që të shkeli mbi luftën e Adem Jasharit dhe ëndrrën e Ibrahim Rugovës. Akti i presidentit ishte patriotik për të mbrojtur interesat e Shqipërisë. Që të jesh ministër, duhet më parë të plotësosh kushtet për deputet. Ministri i jashtëm nuk duhet të mbajë poste të tjera, por vetëm një. Qeveria nuk qeverisë me kushtetutë, por reagojnë pas skandaleve që iu dalin. Ata kanë 73 ditë që protestojnë në mënyrë heroike. Rrinë në rrugë një orë nga një orë dhe dy orë. Banorët do rrinë aty deri në anulimin e këtij projekti tërësisht korruptiv”, shtoi Balliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re