Skip to content

Balliu në Mynih: Shqipëria dhe Britania fokus në bashkëpunimin përballë kërcënimeve kibernetike

630146172 18563812021061607 6783302697117644025 n e1771235164655

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Klevis Balliu, ka zhvilluar një takim në Mynih me Jonathan Ellison, Drejtor për Reziliencën Kombëtare dhe Teknologjitë e së Ardhmes në Qendra Kombëtare për Sigurinë Kibernetike.

Balliu përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se u diskutuan sfidat e sigurisë në të ardhmen, me theks të veçantë te kërcënimet kibernetike dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Reagimi i plotë:
Ishte kënaqësi të takoja në Mynih Jonathan Ellison, Drejtor për Reziliencën Kombëtare dhe Teknologjitë e së Ardhmes në Qendrën Kombëtare për Sigurinë Kibernetike të Mbretërisë së Bashkuar.
Gjatë bisedës diskutuam mbi sfidat e sigurisë në të ardhmen, me theks të veçantë te kërcënimet kibernetike dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në këtë fushë jetike për sigurinë kombëtare.