Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë nga data 15 deri më 19 qershor.

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme turke, Çavushoglu gjatë vizitës së tij do të diskutojë marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Çavusoglu do të zhvillojë takime dypalëshe me homologët e tij, krerët e shteteve dhe qeverive, si dhe presidentët e parlamenteve, si dhe do të takohet me përfaqësues të komunitetit turk në ato vende.

Ai do të marrë pjesë edhe në Forumin e Dytë të Dialogut të Prespës që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut të enjten dhe është planifikuar të flasë në hapjen zyrtare të takimit.

Kjo vizitë e tij në rajon vjen në një kohë kur po tronditet rendi botëror e ku Turqia rishfaqet si fuqi me ndikim global.

Është kjo e riformatimit të zonave të influencës dhe në këtë aspekt Turqia garon për të qenë faktor në Ballkan, aty ku ka llogari dhe Rusia e Perëndimi.     

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re