Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një postimi në Twitter, është shprehur se Qeveria shqiptare ka dështuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke hedhur poshtë nisëm e Ballkanit e Hapur dhe duke e cilësuar këtë të fundit si “humbje kohe”.

Tabaku-Ballkani-Hapur1

“Qeveria shqiptare dështoi të paraqiste projekte; në infrastrukturë, në energji, në digjitalizim, në procese që e ndihmonin këtë treg. Për t’u zmadhuar, për t’u zhvilluar”, theksoi Tabaku.

Më tej ajo shtoi se projekti në fjalë ishte një propagandë që vetëm solli polemika dhe postime të pafundme në rrjetet sociale.

Tabaku beson se vendi ynë mund të ecë përpara vetëm nëpërmjet “Procesit të Berlinit”.

“Kjo është e ardhmja për rajonin. Ecja drejt procesit të integrimit, me hapa të qartë dhe të sigurtë me rezultate konkrete. Duke afruar tregun tonë, diplomat, universitetet edhe duke përfituar nga fondet. Besoj që procesi i Berlinit është platforma e duhur”, ka cituar Tabaku.

 MESAZHI TABAKUT

Ballkani i Hapur, ashtu siç u hap, u mbyll po në Tiranë. Duke prodhuar në fund të ditës vetëm

  1. Debat
  2. Polemika
  3. Kundërshti

Edhe përpjekje diplomatike, energji dhe konsum. Për ta mbrojtur atë. Rezultati? Vetëm 100 postime në Facebook. Asnjë ndryshim real. As në jetën e biznesit. As të qytetarëve. As nxitje tregtie në rajon. Por as afri më shumë mes vendeve tona. Kush duhet të kishte qenë zgjidhja? Qeveria shqiptare duhet të kishte përdorur dhe shfrytëzuar në maksimum Procesin e Berlinit që nga samiti i Poznan, qeveria shqiptare dështoi të paraqiste projekte; në infrastrukturë, në energji, në digjitalizim, në procese që e ndihmonin këtë treg. Për t’u zmadhuar, për t’u zhvilluar.

Njëkohësisht, për të lëvizur nga paradhoma e përjetshme e integrimit. Por, qe një mundësi e jashtëzakonshme për të zgjidhur. Mosmarrëveshjet tona rajonale, si ajo mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë platformë, si një mundësi e artë. Për t’i anashkaluar këto çështje të debatit hap pas hapi. Unë besoj që kjo është e ardhmja për Shqipërinë. Kjo është e ardhmja për rajonin. Ecja drejt procesit të integrimit, me hapa të qartë dhe të sigurtë me rezultate konkrete. Duke afruar tregun tonë, diplomat, universitetet edhe duke përfituar nga fondet. Besoj që procesi i Berlinit është platforma e duhur.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re