Deputeteti i PS, Etjen Xhafaj ka folur për takimin e dy qeverive Shqipëri Kosovë dhe çështjen e Ballkanit të Hapur.

 

I ftuar në studion e lajmeve në Vizion Plus, Xhafaj tha se ajo që u pa sot është se të dyja qeveritë bien dakord në shumicën e temave.

 

“Ajo që pamë sot ishte që të dyja qeveritë bien dakord në shumicën e temave, pararesisht ndasive që kanë. Edhe vetë Kurti e pranoi suksesin e ecurisë së marrëveshjeve. Kemi parë që ka një rritje të pasagjerëve turistëve, eksporteve e importeve. Të gjitha këto janë në spektrin pozitiv”,tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re