Presidenti kroat, Zoran Milanoviç ka folur për iniciativën e Ballkanit të hapur ku ka thënë se nuk sheh asnjë rrezik për Europën për shkak të këtij organizimi. Milanoviç ka thënë se nuk duhet të bëheshin cinikë pasi nëse Serbia ka në plan të dëmtojë Kosovën ka mënyra të tjera për ta bërë dhe jo nëpërmjet iniciativës “Open Balkan”.

“Nuk shoh asnjë rrezik për Europën me këtë inciativë. Në njohurinë time përfshin Shqipërinë, RMV dhe Serbinë. Është pak shqetësuese për Kosovën se nuk njihet tërësisht. RMV është e njohur, është hapësirë e shtetit në të cilën nuk mund të ndërhyet. Beogradi ka më shumë mënyra, të mos bëhemi cinikë.”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re