Skip to content

“Ballkani i Hapur”- Kikia në Panorama TV: Pallat mbi ujë që u zhyt! Realiteti politik mes Kosovës dhe Serbisë kullon ende gjak, nuk mund të bësh një plan ekonomik sikur nuk ekziston…

bf5d0744 55f7 476f a436 17c2ce055c08






Analisti Mentor Kikia është shprehur se nisma e “Ballkanit të Hapur” e iniciuar nga kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ishte një “pallat mbi ujë” që sipas tij “u zhyt”.

Komentet Kikia i bëri përmes një intervste në Panorama TV, ku tha se kjo iniciativë nuk duhet të niste, pasi sipas tij, realiteti politik mes Kosovës dhe Serbisë kullon ende gjak.

“Ballkani i Hapur ishte kryesisht një projekt ekonomik, por projektet ekonomike nuk mund të ecin kurrë para projekteve politike. Janë ministrat e jashtëm që çajnë rrugët e marrëdhënieve. Ballkani i Hapur u tentua të ecte ekonomia para politikës. Problemi mes Serbisë dhe Kosovës, në një moment të caktuar Vuçiç nxori kokën dhe tregoi se është i njëjti që ka qenë edhe para Ballkanit të Hapur.

Edhe nga ata që e kundërshtonin, edhe nga ata që e mbështesnin, kuptuam që nuk mund të ecte. Realiteti politik mes Shqipërisë e Serbisë dhe Kosovës e Serbisë kullon ende gjak. Nuk mundesh ti të nxjerrësh një realitet ekonomik, sikur nuk ekziston realiteti politik. Dhe këtu ishte një pallat mbi ujë. Njerëzit që e mbrojtën e ftjelluan, pallati u zhyt dhe kaq”, u shpreh Kikia.

“”