Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Agim Nesho, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk ka hequr dorë nga projekti i “Ballkanit të Hapur”.

Komentet Nesho i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se Rama po punon për projektin e Serbisë së Madhe.

Nga ana tjetër, ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, është shprehur se turi i Ramës në Ballkan u bë për të goditur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Pjesë nga biseda në studio:

Bumçi: Batutat e Ramës janë mungesë e përgjegjshmërisë dhe degradim. Ajo gjuhë është e padenjë për një kryeministër. Me atë gjuhë që ai përdor brenda Shqipërisë, ai tallet me kombe dhe identitete. Bullgaria reagoi shumë fort para disa muajsh për shkak të këtyre qëndrimeve të Ramës. Në këtë moment shumë kritik për Kosovën, ku duhet të ishim në krah, Shqipëria do të sillte një ekuilibrim. Ky tur nga një tur për procesin e Berlinit, është një tur për të goditur kryeministrin e Kosovës.

Nesho: Unë mendoj që çdo gjë mund t’i faturosh një njeriu që tashmë është një aventurier në politikë, zhargoni i tij është një diarre që e përdor kur i krijohen mundësitë.

E para ishte veprimi i Kurtit i domosdoshëm, që t’i hiqte Ramës kreditin që donte të përdorte, që të ishte garantor i politikave të përbashkëta të të gjitha hapsirave shqiptare. E gjithë kjo ishte në varësi të Vuçiç, pasi siç kam thënë, Rama nuk ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur. Ai është që Ballkani të ndryshojë në bazë të linjave etnike të pastra, për të krijuar super-shtetet, pra Serbinë e madhe. Rama donte të merrte kredinë nga Kurti, i cili e ndaloi. Kjo është një largpamësi e Kurtit që e ndaloi. Rama kërkon të mbetet binomi Vuçiç Rama në Ballkan.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re