Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij përshëndetëse të takimit “Ballkani i hapur”, nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme për vendet e rajonit.

Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që t’i bashkohen asaj.

“Është një moment kyç i procesit tonë sepse marrëveshjet që do të nënshkruhen do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm para drejt objektivit tonë, që është të garantojmë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve e shërbimeve”, u shpreh Rama.

“Përsëris se “Ballkani i hapur” është një nismë tërësisht përfshirëse dhe inkurajoj të tjerët që të bëhen pjesë e kësaj përpjekjeje, por ne duhet të ecim para”, shtoi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re