Pas vizitës në Beograd, ish- i dërguari amerikan Richard Grenell për bisedimet Kosovë-Serbi ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar dhe me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

Në një intervistë ekskluzive për “News24”,  Grenell komentoi vendimin e Kosovës për të qenë jashtë iniciativës “Ballkani i Hapur”.

“Unë mendoj se ai duhet të jetë pjesë e një bashkëbisedimi më të gjerë Ballkanik, dhe ai nuk po e bën këtë. Është gabim i madh. Unë mendoj se Kosova njerëzit e Kosovës meritojnë të kenë vende pune, por pa qenë pjesë e këtij diskutimi, ata nuk do të kenë mundësi të jenë pjesë e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në Ballkan dhe as të diskutimeve.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi këtë lidership, Rama e shikon qartësisht se zhvillimi ekonomik, dhe refuzimin e asaj politike, shiko të rinjtë presin që të kenë vende punë, ata duan të shikojnë që industri të reja po vijnë në vendin e tyre, dhe unë mendoj se vizioni që ka kryeministri Edi Rama, është një vizion shumë i mirë për njerëzit, kjo do të thotë një jetë më e mirë për shumë shqiptarë, dhe sigurisht në mbarë Ballkanin”, tha Grenell.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re