Pedagogu Enver Bytyç i ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit’ në Fax Neës ka risjellë në vëmendje faktin se projekti i “Ballkanit të Hapur” nuk ishte gjë tjetër veçse një projekt i “botës serbe” për hegjemoninë tregtare dhe ekonomike në rajonin e Ballkanit.

Porfesori solli në vëmendje 3 fakte të cilat e bindnin se ky projekt ishte vetëm në dobi të Serbisë.

Bytyci: Është interesant se cdo takim i Open Balkan jep sinjale të reja në konkluzionet që ne kemi parashtruar vazhdimisht për ecurinë e këtij procesi. Në samitin e fundit kishte 3 risi. Së pari Rama hodhi idenë se Open Balkan është një orientim strategjik i Shqipërisë që do të thotë se nëpërmjet kësaj iniciative të pa mbështetur nga SHBA apo BE, të devijojë interesin strategjik nga perëndimi në lindje
Së dyti u hodh ideja e tërheqjen e klubit të Beogradit të Greqisë, Italisë Hungarisë. Kjo tregon se po vazhdohet të krijohet klubi serb pra, duke parë sesi e lënë jashtë Kroacinë. Pse nuk u adresohen kroatëve? Sepse këta të fundit nuk janë pro Vuçiç ndërsa Hungaria mbështet ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Së treti komenti i një analisti serb thoshte se Beogradi nuk pranon të njohë Kosovën dhe duke qenë se nuk mund të anëtarësohet në BE pa ndodhur kjo ka gjetur mënyrën e krijmit të dickaje të tillë në mënyrë që të ketë një treg në hapësirën e Serbisë. Open Balkan mbron vetëm interesat e Beogradit. Përveç kësaj kam idenë dhe mendimin se Open Balkan është shpikur si mekanizëm për të vënë në gjumë popujt që rrezikohen nga Serbia.

Kalaja: Mos ka mendim rithemelimin e BE për të zëvendësuar Robert Schuman?

Mendoj se këto janë makiavelizma që synojnë të tërheqin vëmendjen nga realiteti. Italia dhe Greqia nuk do i bashkohen këtij unioni. Si vëzhguese mund të adresohet Hungaria që nuk mund të atashohet në iniciativa rajonale nuk mund të jetë anëtare me të drejta të plota.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re